Një minator në minierën e Spaçit në Mirditë ka humbur jetën këtë të premte si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Viktima mësohet se është 47 vjeçari me incialet A.P.
Minatori po punonte në ambientet e jashtë të minierës në momentin kur është zënë poshtë nga një presë metalike e cila i ka marrë jetën në vend. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Front Online/