Në zyrën e ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale në Gjakovë, janë mbledhur dhjetëra të moshuar të cilët kanë shkuar për t’u lajmëruar për marrjen e pensionit.
Në videon e siguruar nga Express vërehet se janë krijuar radhë të gjata të të moshuarve të cilët po presin pranë zyrës për Mirëqenie Sociale.
Arsyeja e shkuarjes së tyre në këtë zyrë është për t’u lajmëruar se janë gjallë, në mënyrë që t’u vazhdohet pensioni.
Megjithatë, përveç radhëve të gjata pensionistët nuk po mbajnë distancën fizike e cila është e obliguar për t’u mbrojtur nga koronavirusi.