Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit, një e mitur në Podujevë do të dërgohet për ekzaminim gjinekologjik pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur.
Rasti është iniciuar si “Bashkëjetesë me personin nën 16 vjeç”.
“Podujevë 30.05.2023 – 18:00. Më 31.05.2023 me vendim të prokurorit viktima femër kosovare e mitur do të dërgohet për ekzaminim gjinekologjik, pasi që e njëjta dyshohet se ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar i mitur”, thuhet në raportin policor.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.