×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “E dimë kush e tërhoqi këmbëzën”! Rudina Hajdari rrëfen çastet e fundit me të atin

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Rudina Hajdari foli për vrasjen e babait të saj, Azem Hajdari, ku tha se e di kush ishin personat që tërhoqën këmbëzën dhe qëlluan mbi të atin.

    E ftuar në emisionin “Opinion”, Hajdari rrëfeu edhe momentet e fundit me babanë, ku tha se pak para ngjarjes ata kanë pirë një kafe, në të cilën Azemi kishte qenë shumë entuziast.

    “Ishim në një kafe, babi ishte shumë entuziast, po na përqafonte. Mamaja ishte 7 muajshe shtatzënë. ishte një moment i ngrohtë dhe i bukur. Në momentin që u ndamë, rreth orës 8-8 e gjysmë, ai donte të shkonte në zyrë për të ndjekur lajmet. Në çast babi më mori ‘hopa’. Në momentin që u ndamë, ne po e prisnim në shtëpi, sepse do të vinte të hante darkë me ne. Pastaj ndodhi ngjarja, që ishte tronditëse për të gjithë Tiranën”, u shpreh Hajdari.

    Pyetje: Cila është porosia më e rëndësishme që ke marrë nga babai?

    Hajdari: Ishte fakti që zgjohej në mëngjes, një rutinë që bënte çdo mëngjes, ku pinte kos ose qumësht, e merrte në dorë dhe dilte në oborr, ku e prisnin një varg njerëzish. Ai ulej aty dhe i priste, i takonte, të gjithë me radhë. Unë isha fëmijë dhe më bënte përshtypje që njerëzit rrinin në radhë dhe ishin të duruar që ta takonin. Ajo që më bënte përshtypje ishte fakti që ai nuk lodhje kurrë. Padyshim që ne e dimë gjithë ngjarjen dhe e dimë kush e tërhoqi atë këmbëzën. Edhe drejtësia e ka shpallur se kush kanë qenë ata persona, por nuk kuptohet pse këta persona e kanë bërë këtë gjë, kur Azem Hajdari ishte njeriu i shqiptarëve dhe është dashur prej të gjithëve.rudin

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka numëruar 90 për qind të votave për zgjedhjet kuvendare. Prej tyre partia që më shumë ka...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Presidenti aktual i vendit Stevo Pendarovski e pranoi humbjen dhe i përgëzoi fituesit. Ai përmendi gjithashtu se ndërgjegjja e atyre që nuk...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kreu i UNRWA-së, Philippe Lazzarini ka thënë se spitalet e mbetura funksionale dhe pompat e ujit nuk do të mund të funksionojnë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.