×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se nipi theri 12 herë me thikë gjyshin në Novobërdë, Prokuroria kërkon paraburgim

    FrontOnline
    17 Janar 2021

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit D.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas kërkesës, dyshohet se më 15 Janar 2021, rreth orës 20:40 minuta, në fshatin Izvor Komuna e Novobërdës, i pandehuri D.I., ka privuar nga jeta tani të ndjerin K.I., në atë mënyrë që e ka goditur 12 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

    Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të sipërshënuar.

    Ndryshe, policia ka njoftuar sot se i njëjti është arrestuar pasi dyshohet se e ka vrarë gjyshin e tij. Ai fillimisht kishte njoftuar policin duke thënë se gjyshi i tij ka kryer vetëvrasje.

    “Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë. Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /FrontOnline/

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Shfaqje e përplasje që i shërbejnë fushatës zgjedhore, pritet të ketë në muajt e ardhshëm, që janë edhe të fundit për këtë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurit, më gjatë flet për Ivanovoqin...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ushtarë amerikanë të KFOR-it, janë parë sot në veri të vendit, duke kryer patrullime brenda komunës së Leposaviqit. Në njoftimin e lëshuar...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...
    Lajme09 Shtator 2024
    Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se reagimi i presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Albin Kurti është i...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ishte mysafir i edicionit të sotëm të emisionit DPT Te Fidanit...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka lënë pas krahëve humbjen nga Rumania, derisa ka triumfuar në Qipro me rezultat të thellë. “Dardanët” triumfuan me shifrat prej...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot drejtoren artistike të Fondacionit Kulturor Federal të Gjermanisë, Katarzyna Wielga-Skolimowska dhe krijuesin e...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas lirimit të Fredi Belerit nga burgu, Greqia i ka vënë Shqipërisë një tjetër kusht që të mos pengojë rrugën e anëtarësimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.