Mostrat e zhdukura të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit tashmë i ndjerë dyshohet se janë gjetur.
Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Front Online brenda Mjekësisë Ligjore.
Sipas këtij burimi, të gjitha mostrat e zhdukura tanimë janë gjetur, ku në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.
Front Online ka kontaktuar me deputetin Avni Dehari që është babai i Astrit Deharit, por ai ka thënë se nuk ka asnjë informacion deri më tani.
Informacione ka thënë se nuk ka as avokati Tomë Gashi.
Front Online ka provuar të kontaktoj me Institutin e Mjekësisë Ligjore por ata nuk janë përgjigjur.
Njëjtë kanë vepruar edhe nga Ministria e Drejtësisë.
Më 8 dhjetor 2022 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pati bërë të ditur se janë zhdukur provat për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Haxhiu kishte shtuar se në hapësirën në të cilën ruhen mostrat kanë pasur qasje vetëm tre persona, të cilët më pas u pezulluan./FrontOnline