Moti i lig që ka përfshirë vendin duket se ka ndikuar për rritjen e numrit të aksidenteve në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit numri i këtyre aksidenteve është dyfishuar krahasuar me një ditë më parë.
Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit në vend kanë ndodhur 66 aksidente trafiku derisa dje u raportua për 36 sosh
Në njoftim thuhet se 24 prej këtyre rasteve kanë rezultuar me persona të lënduar numër ky dyfish më i lartë krahasuar me dje kur u raportuan vetëm 14 aksidente me të lënduar.
Poashtu bëhet e ditur se njësitet e trafikut gjatë ditës së djeshme kanë shqiptuar 951 gjoba ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit rrugor.
Sipas raportit 24 orësh,për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 26 persona, 15 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.