×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy prej të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj pritet të nisen sot për në Austri

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Enver Xhokli dhe Fidan Gashi, dy nga të lënduarit rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj, do të dërgohen sot për trajtim mjekësor në Linz të Austrisë.

    Sipas informacioneve të fundit, thuhet se të lënduarit janë pajisur me viza austriake, ndërkohë sot pritet të nisen për në Linz rreth orës 13:40 minuta nga aeroporti i Prishtinës.

    Dërgimi i pacientëve të fundit po bëhet në kuadër të një marrëveshjeje ndërshtetërore mes Kosovës dhe Austrisë.

    Për dërgimin e dy të lënduarve dje njoftoi edhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, i cili njëherësh falënderoi shtetin austriak për gatishmërinë e dhënë për t’u dalë në ndihmë të lënduarve nga Ferizaj.

    Ndërkohë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Harandinaj–Stublla, ka falënderuar për angazhimin e tij ambasadorin e Kosovës në Austri, Lulzim Pllana dhe stafin e misionit tonë në Austri, raporton albiinfo.ch.

    Po ashtu, falënderim të veçantë ka bërë edhe për ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.

    “Falë bashkëpunimit dhe miqësisë sonë të ngushtë me Austrinë, dy nga të lënduarit nga ky shpërthim, të cilët kanë nevojë për trajtim jashtë vendit, do ta marrin këtë në institucionet e specializuar shëndetësore austriake”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook ministrja Harandinaj – Stublla.

    Në anën tjetër, Fondacioni Labinot Tahiri ka njoftuar se aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e Enver Xhoklit dhe Fidan Gashit do të ndërpritet në momentin që këta dy pacientë nisen për në Austri, ndërsa mjetet e grumbulluara për shërimin e tyre do t’u dedikohen si ndihmë familjeve të lënduarve nga shpërthimi në “Steak House” si dhe për raste të tjera që kanë nevojë për shërim./FrontOnline

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.