Të hënën në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar një zyrtar policor.
Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të policisë, të dyshuarit janë përfshirë në konflikt me një zyrtar policor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në konflikt me zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.