×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy mjekë infektohen me koronavirus në Lipjan

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Në Lipjan janë 21 raste aktive me koronavirus, prej tyre edhe mjek e staf mjekësor. Të infektuar me COVID-19 një kardiolog dhe një mjek i Shtëpisë së Shëndetit në Lipjan.

    Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës, Diamant Bytyçi i cili ka thënë se do të testohen personat që kanë pasur kontakt më të infektuarit.

    Bytyçi tutje ka shtuar se në Lipjan deri më tani janë infektuar me koronavirus 40 persona, prej tyre 21 raste janë raste aktive.

    Sipas tij, personat e infektuar së fundi kanë qenë punëtorë të Ujësjellësit, PTK-së si dhe staf mjekësor.

    “Po, mbrëmë i kemi pas dy raste të reja. Tani në total i kemi 40 raste, 19 janë të shëruar dhe 21 raste janë aktive. Prej këtyre rasteve kemi pas raste prej stafit mjekësor, po ashtu edhe kompanive publike si Ujësjellësi dhe PTK-ja, tani ata janë të shëruar. Prej stafit mjekësor ka që janë të Lipjanit, por punojnë në Prishtinë janë dy raste. Po, një mjek në ambulancë është infektuar, i njëjti punon edhe në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyçi.

    Në javët e fundit numri i personave të prekur me koronavirus është rritur dukshëm, një pjesë e tyre janë punëtorë të institucioneve publike dhe private.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.