Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), mbrëmë ka konfirmuar edhe 77 raste me virusin Covid-19, në Kosovë, raporton Front Online.
Prej këtyre rasteve, 21 ishin vetëm në qytetin e Prishtinës.
Drejtori i Shëndetësisë në kryeqytet, Bujar Gashi, ka bërë të ditur dje për Front Online, që përveç 15 lagjeve të kryeqytetit, të prekur me Coronavirus janë edhe fshati Hajvali dhe Barilevë.
“Deri më tani në Prishtinë me Coronavirus janë prekur 15 lagje si dhe dy fshatra: Hajvalia dhe Barileva”, ka thënë Gashi. /Front Online