×
  • Lajme
  • Lajme

    Dushan Janjiq thotë se nuk do të ketë dialog

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Propozimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzë kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte, është një precedent që do të ndikojë në situatën në Kosovë, tha drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiq.

    “Kjo është një fazë e hershme e procesit që mund të ketë pasoja të menjëhershme politike për situatën në Kosovë në drejtim të intensifikimit të konfrontimeve brenda-shqiptare dhe forcimit të kërkesave për zgjedhje të reja dhe largimin e presidentit”, tha Janjiq për agjencinë serbe të lajmeve Beta.

    “Pra, Kosova mund të merret me zgjedhje gjatë gjithë këtij viti, dhe më pas nuk do të ketë dialog,” shtoi Janjiq.

    Sipas tij, opsioni i parë që i dërguari amerikan Richard Grenel ka para tij tani është të caktojë një takim të ri në korrik ose gusht, por ‘duhet të kihet parasysh se ekziston një luftë parazgjedhore në Amerikë, dhe se nuk ka marrëveshje midis Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë’.

    “Në një situatë të tillë, rreziku rritet që Beogradi të tërhiqet në rrethana brenda-amerikane dhe, për shembull, të nënshkruajë një marrëveshje nën ndërmjetësimin e Grenell, dhe që Donald Trump do t’i humbasë zgjedhjet” që padyshim nuk e kanë fotografinë e plotë”, vlerësoi ai.

    “Nuk do të ketë dialog. Nuk e shoh pse presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të shkonte në Uashington. Vizita mund të përdoret për bisedime për lobim, por edhe kjo do të mbetej nën hijen e ngjarjeve aktuale”, beson Janjiq./Lajmi.net

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.