×
  • Lajme
  • Lajme

    Dumoshi nënshkruan memorandume me dhjetë federata

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve me federatat sportive edhe sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nënshkruan memorandume bashkëpunimi edhe me dhjetë federata sportive.

    Konkretisht, memorandumet u nënshkruan me Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës, Federatën e Boulingut, Federatën e Aeronautike, Federatën e Body-Buildingut dhe Fitnesit, Federatën e Autosporteve, Federatën Sportive të Punëtorëve, Federatën e Peshëngritjes, Federatën e Muay Thai, Federatën e Minigolfit dhe Federatën e Kik-Box-it të Kosovës.

    Ministrja Vlora Dumoshi, i nënshkroi memorandumet në emër të MKRS-së ndërsa për federatat firmën e vunë drejtuesit e federatave përkatëse.

    Këto marrëveshje mes MKRS-së dhe federatave bëhen më qëllim të përkrahjes financiare për federatat sportive për të realizuar objektivat dhe synimet që ato kanë planifikuar për këtë vit.

    Të gjitha këto memorandume bazë ligjore kanë rregulloren për kategorizim dhe vendimin e ministres Dumoshi për caktimin e vlerës së pikëve.

    Ministrja Dumoshi, fillimisht i priti në takim të përbashkët drejtuesit e federatave dhe i informoi për sfidat që do të ballafaqohet vendi ynë konkretisht edhe sporti, ajo iu premtoi që MKRS do të bëjë të pamundurën që t’u gjendet afër federatave edhe pas nënshkrimit të këtyre memorandumeve, shumë shpejt MKRS-ja do të transferojë në xhirollogaritë e federatave këstin e parë (tremujorin e parë) që federatat të kenë mundësinë të konkretizojnë fillimin e planit që kanë për këtë vit, tha ndër të tjerash ministrja Dumoshi.

    Dumoshi gjithashtu dëgjoi për sfidat dhe problemet që kanë federatat, dhe një gjë që u theksua ishte çështja e rregullores për kategorizimin e sporteve.

    “Në këtë kohë të vështirë pandemie që po kalon vendi dhe gjithë bota jam e vetëdijshme që edhe federatat në vendin tonë po kalojnë një fazë të vështirë dhe ne si MKRS jemi maksimalisht të angazhuar që t’ju ndihmojmë për të lehtësuar barrën me të cilën përballeni secila federatë. Dua t’u informoj se edhe rregullorja për kategorizim është në planin legjislativ të sivjetmë për plotësim-ndryshim”, tha mes tjerash ministrja Dumoshi.
    Po ashtu, ministrja u shpreh se sporti dhe federatat do të kenë kujdesin dhe vëmendjen maksimale të ministres dhe MKRS-së.

    Ajo kërkoi nga të gjithë sportistë që të tregohen të kujdesshëm për shëndetin dhe nëpërmjet drejtuesve të federatave porositi që në bazë të mundësive, sportistë të përgatiten vazhdimisht ashtu që të rikthehen fuqishëm drejt sukseseve e fitoreve të reja.

    Ndërkaq, drejtuesit e federatave e falënderuan ministren Dumoshi dhe stafin e MKRS-së për punën dhe përkrahjen që po japin për sportin. Ata u shprehën se do të vazhdojnë të angazhohen për të qenë të gatshëm që me kalimin e pandemisë t’i kthehen edhe më fuqishëm garave dhe sukseseve.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.