×
  • Lajme
  • Lajme

    Dugolli: Hera e parë në zgjedhjet në SHBA që një president merret me çështjen shqiptare

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Profesori universitar, Bujar Dugolli, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se VV nuk ka bërë gabim që ka marrë anë për zgjedhjet në SHBA. Ai ka thënë se qasja e administratës së Donald Trump ka qenë e pabalancuar për problemet e Kosovës në dialogun me Serbinë.

    “Jam krenar që komuniteti shqiptaroamerikan ka bërë një punë të madhe. Shqipëria që mbeti pas Luftës së Parë Botërore ishte si pasojë e presionit amerikan. Edhe krijimi i shtetit të Kosovës ishte pjesërisht meritë e tyre. Nuk pajtohem me Ukë Lushin që palët nuk mund të mbajnë anë. Partia e Kurtit ka pikëpamje liberale. Edhe partia demokratike ka këso pikëpamje. Kjo është shprehur vazhdimisht. Do të shohim cdo vit, e kemi parë edhe në Europë kur partitë politike të njëjta mbështetën partitë në Kosovë me pikëpamje të njëjtë”, ka thënë ai.

    “Faktori shqiptar ka shumë rëndësi. Është një numër i konsiderueshëm në disa shtete dhe do të luajnë rol. Nuk e di që në ndonjë zgjedhje në SHBA ka zënë vend çështja shqiptare. Përmendja e shqiptarëve nga Biden luan një rol të madh. Ka dhënë një premtim elektoral që do të luaj rol shumë të madh. Uilson dha premtimin për shtet shqiptar para shumë viteve dhe e mbajti atë premtim. E kemi parë se politika e administratës Trump ndaj Kosovës ishte e pabalancuar. Po të pyetesha unë Trump nuk do të zgjidhej as në mandatin e parë. Më shumë ka krijuar probleme në botë se sa ka zgjidhur. Është fakt që Europa nuk e dëshiron”, shtoi ai. /Express/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Policia në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, që shihet në...
    Lajme16 Janar 2025
    Profesori i Shkencave Juridike, Kadri Kryeziu, për FrontOnline thotë se Asociacioni nuk është diçka pozitive dhe për këtë nuk po përmendet në...
    Lajme16 Janar 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të mërkurën se dy shtete të tjera pritet të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë biseduar në lidhje me strategjinë e lojës pak kohë para finales së madhe në Big Brother VIP Kosova...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Sport15 Janar 2025
    Arsenali ka arritur fitore ndaj Tottenhamit në derbin e Londrës, të zhvilluar të mërkurën në "Emirates Stadium", duke përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1 dhe...
    Vip15 Janar 2025
    Ka agravuar debati mes Xuxit dhe Gresës, të cilët eskaluan edhe në ofendime personale. Gresa e quajti Xuxin seksist, ndërsa ai po...
    Vip15 Janar 2025
    Xuxi e ka pasur një bisedë me Drilonin rreth strategjisë brenda shtëpisë më të famshme në vend. Ai e sugjeroi Drilonin që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.