×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dritan Abazoviç: Gati të sakrifikoj veten, qeveri me emra jashtë politikës

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Dritan Abazoviç, president i lëvizjes URA në Malin e Zi që në zgjedhjet e 30 gushtit ka siguruar katër mandate deputetësh, do të ketë një rol përcaktues në formimin e qeverisë së re.

    Por, gjatë intervistës së dhënë për “Balkan Talks”, për gazetarin Franko Egro, ai shprehet i gatshëm për të sakrifikuar veten për hir të një ndryshimi të prekshëm në vend edhe pse nuk mungojnë propozimet për ta zgjedhur kryeministër.

    “Mendoj se nevojitet një qeveri ekspertësh, ku politikanët të punojnë në Parlament. Kryeministër? Mundësi ka por unë mendoj se në këtë qeveri është më mirë me qenë njerëz jashtë politikës”, thotë ai.

    “Gjukanoviç në 30 vjet ka ndërtuar një shtet privat dhe çdo gjë ka shkuar në funksion të oligarkëve që kanë qenë afër familjes së tij. Na kanë nën çmuar duke na thënë se nuk e mundim dot, se nuk keni para dhe logjistikë. Por unë gjithmonë e kam besuar dhe kemi ardhur në këtë moment historik. Është hera e parë që në Malin e Zi, pushteti ndryshon në mënyrë demokratike”, thotë ai.

    Abazoviç e përjashton plotësisht mundësinë e një bashkëpunimi të mundshëm me partinë e Presidentit Gjukanoviç duke thënë se, ka luftuar gjithmonë kundër tij dhe nuk do t’i shkelë këto parime. Kreu i URA thotë se, forca e tij politike është perëndimore dhe nuk ndryshon qëndrim për pavarësinë e Kosovës.

    “Perëndimi i ka dhënë shumë përkrahje dhe Gedafit, Mubarakut dhe Millosheviçit. Perëndimi të përkrah nëse punon në drejtimin e tyre. Kursi jonë është totalisht proevropian dhe pro perëndimor. Nuk ka asnjë ndryshim në politikën e jashtme, qëndrimin ndaj NATO-s apo pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

    Sipas tij ka ardhur momenti që dhe vendet e tjera në rajon të bëjnë ndryshim në elitat politike, pasi vetëm ato mund të sjellin zhvillim pozitiv

    Abazoviç nuk i kursen kritikat për partitë etnike shqiptare në Malin e Zi duke theksuar se i kanë shërbyer pushtetit të Gjukanoniç në një kohë kur ky i fundit ka qeverisur kundër interesave të shqiptarëve. Pavarësisht kësaj ai bën apel që dy deputetët shqiptarë të përfshihen në qeveri.

    “Dy deputetët shqiptarë duhet të integrohen në qeverinë e re. Ata deri tani nuk kanë punuar për të mirën e popullit të vet, por kanë punuar vetëm në mbështetje të Gjukanoviç. Në regjistrimin e popullsisë në  2003, shqiptarët kanë qenë 7%, në 2011, 4.9%. Për 20 vjet nëse do të vazhdohej me këtë politikë, nuk do të kishte më shqiptarë në Malin e Zi.

    Për krijimin e Komunës së Tuzit në 2015, partia e Gjukanoviç ka votuar kundër dhe ne si opozitë kemi votuar pro. Komuna e Ulqinit është e vetmja komunë e varfër bregdetare në vend. Pse nuk kthehen pronat e shqiptarëve? Për çfarë politike flasim në favor të shqiptarëve?”, tha ai.

    Kreu i URA nuk bie dakord as me qëndrimin e mbajtur nga Tirana zyrtare në prag të procesit zgjedhor, duke theksuar se kryeministri, Edi Rama dëmtoi interesat e shqiptarëve.

    “Podgorica nga Tirana është vetëm 200 km larg por nuk po mundemi me u kuptu.  A është në rregull me dal Edi Rama me përkrah Gjukanoviçin? A mendoni se është normale me përkrah dikën që na ka shti në diskriminim. E kam lexu si në shpullë të madhe partive shqiptare. Për shumicën e liderëve në Ballkan nuk e kam një mendim të mirë, dhe këtu nuk kam për Ramën. Duhet të vijnë njerëz që të fusin një vlerë të re”, tha Abazoviç.

    I pyetur se sa është e vërtetë deklarata për heroin kombëtar, Skënderbeun, Abazoviç thotë se, mbiemri i ka ndryshuar gjatë periudhës së komunizmit, ndërsa origjinën e ka nga një fshat në Krujë me emrin Abazaj dhe nuk ka kurrsesi mundësi që të mos e dinte origjinën e Gjergj Kastriotit.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore te lokacioni i njohur si “Përzhina” në Rahovec si...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm....
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.