×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreshaj: Rritja e  çmimit të rrymës do t’i ngris edhe çmimet tjera

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës: Rritja e tarifave të energjisë, goditje e rëndë Lidhja e Bizneseve të Kosovës kundërshton rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

    Besart Dreshaj nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) për FrontOnline, shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me propozimin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, i cili pritet të ketë ndikim negativ në ekonominë e vendit dhe në sektorin privat. R

    ‘’Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të rëndojë ndjeshëm bizneset prodhuese dhe ato të shërbimeve, duke rritur kostot operative dhe duke ulur konkurrueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve të Kosovës si në tregun e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Një vendim i tillë do të krijojë një efekt zinxhir, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve për konsumatorët dhe në fuqinë blerëse të qytetarëve, sepse rritja e cmimit energjisë ndikon rend tek buxheti familjar’’ thotë ai.

    Nga  LBK theksojnë se një rritje e tillë e tarifave do të detyrojë bizneset të përballen me kosto shtesë, gjë që mund të çojë në rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, ulje të investimeve dhe, potencialisht, humbje të vendeve të punës.

    ‘’Kjo do të ndikojë negativisht në stabilitetin ekonomik dhe në zhvillimin e sektorit privat në Kosovë. Nëse rritja e çmimit të energjisë bëhet realitet, bizneset do të detyrohen të rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke ulur fuqinë blerëse të qytetarëve dhe duke krijuar vështirësi për sektorin privat. Për më tepër, një situatë e tillë mund të ndikojë në uljen e eksporteve dhe në zvogëlimin e interesit të investitorëve të huaj për tregun tonë’’ potencon ai.

    Dreshaj  i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të rishikojnë këtë propozim dhe të shqyrtojnë alternativa të tjera që nuk do të rëndojnë më tej bizneset dhe ekonominë e vendit.

    ‘’ Prandaj, është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të shqyrtojnë me kujdes këtë çështje dhe të sigurojnë që bizneset të mos përballen me një barrë të papërballueshme financiare. LBK do të vazhdojë të mbrojë interesat e sektorit privat dhe të angazhohet për politika të qëndrueshme ekonomike që nxisin zhvillimin dhe stabilitetin afatgjatë të Kosovës. Lidhja e Bizneseve të Kosovës”, tha Besart Dreshaj nga LBK.

    Alarmon opozita dhe ekspertët/ Shtrenjtimi i rrymës i “mbytë” konsumatorët

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Kosova, Shqipëria e Kroacia kanë nënshkruar Deklaratën e Bashkëpunimit Tripalësh Ushtarak. Kështu ka bërë të ditur Ministri Mbrojtës së Shqipërisë, Pirro Vengu...
    Lajme18 Mars 2025
    Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Avdullah Hoti ka kërkuar një lidership të ri brenda LDK-së pasi thotë se rezultati për partinë e...
    Lajme18 Mars 2025
    Është raportuar në polici se katër burra janë rrahur mes vete. Policia ka bërë të ditur se dy prej tyre janë arrestuar...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Posaçme, që e refuzuan kërkesën e ish-presidentit...
    Lajme18 Mars 2025
    Agim Shahini nga Agjencia Kosovare e Bizneseve, për FrontOnline shprehet se me rritjen e rrymës prej 15%, Kosova do të bëhet kampione...
    Lajme18 Mars 2025
    Arianit Koci e ka quajtur dështim të Gjykatës Speciale mosdhënien e lejes për vizitë humanitare në Kosovë për ish-presidentin Hashim Thaçi. Dhomat...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Në sheshin “Maqedonia” në Shkup, sot në orën 18:00 është paralajmëruar protestë e studentëve në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Koçan....
    Lajme18 Mars 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, për FrontOnline, deklaron se çmimi i energjisë elektrike është rritur për tri herë në tri vitet e...
    Lajme18 Mars 2025
    Tashmë dihet se Pranvera Hyseni është astronomja shqiptare e Kosoves e cila për vite të tëra kryen studime dhe hulumtime në fushen...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.