Kryeqyteti i Kosovës ka javë që prin me numrin e të infektuarve me Coronavirus, ku numri i rasteve aktive ka arritur në 1250, nga mbi 3400 në nivel vendi.
Megjithatë, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, në një intervistë për “Front Online” thotë se situata epidemiologjike është më e relaksuar se para tri javëve.
Gashi më tutje ka treguar se janë 3 hulumtime që po zhvillohen, në punëtorët shëndetësorë , punëtorët e Komunës dhe qytetarët.
“Hulumtimi i parë është me punëtoret shëndetësorë dhe punëtorët e Komunës së Prishtinës, hulumtimi i dytë do të bëhet me pacientët të cilët e kanë kaluar Covid-19 ne komunë e Prishtinës të cilat i kemi në listat tona, nga fillimi i pandemisë nga marsi, dhe hulumtimi i tretë me qytetarët do të përzgjedhin në forma të ndryshme për të parë prevalencën dhe imunitetin e krijuar në qytetarët”, ka thënë ai.
Gashi: Nuk ka datë të publikimit të rezultateve të hulumtimit me teste serologjike
Sa i përket publikimit të rezultateve të këtyre testeve drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë Bujar Gashi ka thënë se nuk ka një datë të sakt, por që sapo të marrin lejen edhe për 2 hulumtimet e tjera dhe data do të jetë publike.
“Në momentin që do të kemi ndonjë datë do ta publikojmë. Jemi duke mbledhur të dhëna, jemi duke realizuar teste, mirëpo edhe duke nxjerre të dhëna në ndërkohë do t’i kemi sigurisht lejet edhe për 2 hulumtime të tjera e pastaj do të jenë publike për të gjithë. ” është shprehur më tutje Gashi./Front Online