×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Prishtina, kampione me raste aktive me COVID-19, i pari i Shëndetësisë flet për masat kundër pandemisë

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Kryeqyteti i Kosovës ka javë që prin me numrin e të infektuarve me Coronavirus, ku numri i rasteve aktive ka arritur në 1250, nga mbi 3400 në nivel vendi.

    Megjithatë, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, në një intervistë për “Front Online” thotë se situata epidemiologjike është më e relaksuar se para tri javëve.

    “Në përgjithësi, në krahahasim me javët e kaluara që kishim në kontuitet raste të rritura të rasteve aktive në kryeqytet dhe në mbarë vendin, në 3 javët e fundit kemi rënie të rasteve me Covid-19 pozitiv.Derisa para dy javëve kishim rreth mbi 1500 raste aktive, tani kemi rreth 1250 raste aktive, 250 më pak raste aktive se sa që kishim para 2 javëve”, ka thënë Gashi.

    Kurse në trajtim spitalorë aktualisht janë rreth 35 qytetarët të Prishtinës, ndërsa pjesa tjetër e të infektuarve me Covid-19 janë në trajtim shtëpiak me gjendje stabile.

    “Neve na sillen prej 30 deri në 50 qytetarë që brenda 2 orëve qëndrojnë në QKUK, numrin më të vogël kemi pasur rreth 18 tani sillen rreth 35 që janë në QKUK disa prej tyre në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pjesa tjetër të cilët janë në trajtim shtëpiak, janë në gjendje të lehtë pa simptome dhe një pjesë me disa probleme me një gjendje mesatare ndoshta më të rëndë, për të cilin sigurisht që kujdesi parësor shëndetësorë në komunën e Prishtinës kujdeset për gjendjen shëndetësore të tyre” është shprehur Gashi.

    7000 teste seorologjike në kryeqytet, u testuan 3500 qytetarë

    Komuna e Prishtinës më 21 korrik të këtij viti ka filluar me realizimin e testeve serlogjike, ku janë duke zhvilluar 3 hulumtime për të pasur një pasqyrë se sa është shkalla e infektimeve në popullatë dhe imunitetin e krijuar.

    Gashi ka konfirmuar se deri tani janë kryer 700 testime në 3500 qytetarë, ku janë realizuar 2 testime, kurse janë duke u kryer rreth 200 testime në ditë.

    “Zyrtarisht kemi filluar me datën 21 korrik deri tani kemi realizuar rreth 3500 testime serologjike, praktikisht rreth 7000 testime në 3500 qytetarë pasi janë realizuar 2 testime, imonuglobina M dhe G. Ka shkuar shunë mirë 3 javët e para kemi punuar në kapacitet rreth 100 testime në ditë tani kemi kaluar në 200 testime në ditë, ku shumica prej tyre janë qytetarë të cilët i kanë pasur simptoma ose të cilët nuk kanë mund me u testu me PSR”, ka thënë Gashi.

    Drejtori i shëndetësisë: 3 hulumtime po zhvillohen për të parë imunitetin e popullatës

    Gashi më tutje ka treguar se janë 3 hulumtime që po zhvillohen, në punëtorët shëndetësorë , punëtorët e Komunës dhe qytetarët.

    “Hulumtimi i parë është me punëtoret shëndetësorë dhe punëtorët e Komunës së Prishtinës, hulumtimi i dytë do të bëhet me pacientët të cilët e kanë kaluar Covid-19 ne komunë e Prishtinës të cilat i kemi në listat tona, nga fillimi i pandemisë nga marsi, dhe hulumtimi i tretë me qytetarët do të përzgjedhin në forma të ndryshme për të parë prevalencën dhe imunitetin e krijuar në qytetarët”, ka thënë ai.

    Gashi: Nuk ka datë të publikimit të rezultateve të hulumtimit me teste serologjike

    Sa i përket publikimit të rezultateve të këtyre testeve drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë Bujar Gashi ka thënë se nuk ka një datë të sakt, por që sapo të marrin lejen edhe për 2 hulumtimet e tjera dhe data do të jetë publike.

    “Në momentin që do të kemi ndonjë datë do ta publikojmë. Jemi duke mbledhur të dhëna, jemi duke realizuar teste, mirëpo edhe duke nxjerre të dhëna në ndërkohë do t’i kemi sigurisht lejet edhe për 2 hulumtime të tjera e pastaj do të jenë publike për të gjithë. ” është shprehur më tutje Gashi.

    Komuna e Prishtinës nuk do të filloj të testoj me metodën PCR

    Ditë më parë në një deklarim Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se edhe në qendrat rajonale të institutit të shëndetësisë do të filloj testimi për pacientët e dyshuar me Coronavirus, por që sipas drejtorit të Shëndetësisë në kryeqytet nuk do të pajiset edhe Prishtina me këto aparatura, pavarësisht deklarimeve.

    “Janë praktikisht për 6 qendrat rajonale aparatura, edhe pse në fillim na është thënë që do të jetë e përfshirë edhe Prishtina, kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Gashi.

    Përkundër kësaj ai shprehet i gatshëm që të fillojnë me testime dhe propozon që aparatura për testim të vendosët në kujdesin primarë shëndetësorë.

    “Presim ende që edhe ne të kemi aparaturën për PSR, jemi të gatshëm për një kohë të shkurtë do të i përgatisim edhe ambientin edhe hapësirat e nevojshme, varësisht edhe prej aparaturës e cila do të ofrohet. Mirëpo mendoj se do të ishte mirë për shkak se Prishtina nuk ka Qendër Rajonale të Institutit Kombëtar, por është veç IKShP-ja dhe nuk ka spital të qytetit, mendoj se duhet të vendoset në kujdesin parësorë shëndetësorë një aparat me të cilin do të bëheshin testet me strisha pa PSR” është shprehur Gashi. /Front Online/

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi19 Prill 2024
    Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës,...
    Lajme19 Prill 2024
    Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e dhunës me bazë gjinore, duke përkujtuar se Kosova...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Zëvendës Presidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies. Haradinaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Votimi pro për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës nga Asambleja Parlamentare, e ka egërsuar qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve të...
    Lajme19 Prill 2024
    Me vendim të Komunës së Prishtinës të premten ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies së tij. Osmani ka thënë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Izraeli kreu një sulm me raketa brenda Iranit para agimit të së premtes, raportuan mediat amerikane, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë...
    Sport19 Prill 2024
    Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior foli për mediet pas suksesit ndaj Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League. Ai theksoi se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.