Drejtor i Drejtoratit Komunal të Shërbimeve Publike, Enver Rugova, i cili është vëllai i ish-deputetit Naser Rugova, përmes një shkrimi në Facebook, i ka dal në mbrojtje Rugovës.
LEXO EDHE: Veseli në 21 vjetorin e PDK-së: Iu kemi prirë të gjitha proceseve për zhvillimin e Kosovës
“Lisi i fortë, i përballon çdo stuhije. Kryetar, do të vazhdoni me punë të mëdha dhe me suksese të shumta. Jemi me Ty në secilin moment dhe secilën sfidë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Haki Rugova pritet të përballet me drejtësinë për të dytën herë. Policia e Kosovës është deklaruar rreth këtij rasti.
“Mund të konfirmojmë se hetuesit e Drejtorisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, më 9.10.2020, kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria në Pejë iu ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e PK-së.