Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK Dr. Rukije Mehmeti është konfirmuar pozitive me Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar vet Mehmeti.
“Po kam rezultuar pozitiv. Kjo është pjesë e punës tonë. Edhe këtë e kemi marr parasyshë se mund të infektohemi por kurrë të largohemi nga detyra”.
“Si të më kalon prap do të jem pranë pacientëve”, ka deklaruar Mehmeti.
Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë rreth 500 punëtorë shëndetësor të infektuar me Covid-19.