
Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur shkelje për sa i përket punës së Doganës së Kosovës.
Një ndër shkeljet që janë evidentuar nga ZKA-ja është edhe mos raportimi i obligimeve të papaguara, raporton “Front Online”.
“Gjetja: Sipas Rregullës financiare nr. 02/2013 të Ministrisë se Financave për raportimin e obligimeve të papaguara të OB-ve, neni 5 pika 3 thekson se “Raporti mujor i obligimeve të papaguara’’, duhet të përfshijë gjendjen e obligimeve të periudhës raportuese, përfshirë këtu të gjitha obligimet, pa marrë parasysh se në cilën periudhë kanë ndodhur”. Në PFV-të e vitit 2019 janë prezantuar obligime në vlerë 28,470€. Gjatë testimit të tyre ne identifikuam se obligimet e papaguara nuk janë raportuar në MF për muajin dhjetor 2019”, thuhet në raportin e ZKA-së.
E mbi ngarkesa e stafit sipas ZKA-së, ka bërë që të mungojë raportimi i obligimeve financiarë për muajin dhjetor.
“DK ka bërë raportim të rregullt dhe të plotë në baza mujore për 11 muaj, me përjashtim të muajit dhjetor 2019. Shkaku i mos raportimit të obligimeve në MF për muajin dhjetor 2019 ka ardhur si pasojë e mbi ngarkesës së stafit”, thuhet ndër të tjera në raport, raporton “Front Online”.
Sipas ZKA-së, mos raportimi i këtyre obligimeve dëmton kredibilitetin e institucionit.
“Ndikimi: Mos raportimi i obligimeve mujore, paraqet pasqyrim jo të drejtë të obligimeve si dhe mundësinë e hapjes së kontesteve gjyqësore, të cilat e dëmtojnë edhe kredibilitetin e institucionit”, theksohet aty. /Front Online
Auditori gjen shkelje në kontratat e punës të oficerëve doganorë