×
  • Lajme
  • Lajme

    Doarsa Kica Xhelili: Kosova vend i rrezikshëm për gratë, komentuesit vrasës potencial, kemi dështuar kolektivisht

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili thotë se është “turpëruese dhe e vërtetë njëkohësisht” që “Kosova është vend i rrezikshëm për vajzat dhe gratë”.

    Ajo shkroi në Facebook se dhunuesit e vrasësit potencial po shfaqen në komente, ndërsa pyeti se a i merr në pyetje ata ndokush.

    “Pastaj, edhe diskutimet në Kuvend, madje dhe për çështje të mbrojtjes së grave, janë bërë politike. Kur unë rekomandoj buxhet shtesë për strehimore, dhe propozoj rezolutë për mbrojtje të grave, nuk i pranojnë sepse i propozoj UNË. I pengon emri im, si një grua që propozoj diçka për gratë. E pse të presim që të na marr dikush më seriozisht? Pse duhet burrat të hamendësohen nëse duhen ngritur dorë apo jo kur shteti tallet me idenë e mbrojtjes së gruas. 400 euro? Kaq paguhet lehtësisht dajaku. Kështu ka çmim edhe vdekja. Liridonës i dhanë çmim për të sajën”, shrkoi ajo.

    Deputetja e LDK-së tha se “kemi dështuar kolektivisht”.

    Postimi i saj i plotë:

    Të bërtasim derisa të na pëlcasë shpirti – prap s’bëjmë gjë.

    Kosova është vend i rrezikshëm për vajzat dhe gratë. Kjo është fjalia më turpëruese dhe e vërtetë njëkohësisht.

    Reagimet ‘simptomatike’ që i bëjmë sa herë ndodh EDHE një rast janë thuajse frymëzuese për dhunë shtesë – sepse ky është mesazhi që japim pavetëdijshëm. Se e përfunduam punën me kaq.

    Komentet e përçudnuara i keni para vetes çdo ditë. Aty i keni dhunuesit dhe vrasësit potencial. A i merr ndokush në pyetje? Askush! Thirrjet për vrasje e urrejtje ndaj çdo gruaje me mendim të sajë, e “Zot mos e bjer” një gruaje që zgjedh të mos duroj dhunë emocionale e fizike, janë bërë përditshmëri.

    Kur dhunuesi dënohet me 400 euro, e hajni me 2 vite burg, jeta e gruas bëhet aq. Më e lirë se një stoli e vjedhur. Asgjë e re.

    Pastaj, edhe diskutimet në Kuvend, madje dhe për çështje të mbrojtjes së grave, janë bërë politike. Kur unë rekomandoj buxhet shtesë për strehimore, dhe propozoj rezolutë për mbrojtje të grave, nuk i pranojnë sepse i propozoj UNË. I pengon emri im, si një grua që propozoj diçka për gratë. E pse të presim që të na marr dikush më seriozisht? Pse duhet burrat të hamendësohen nëse duhen ngritur dorë apo jo kur shteti tallet me idenë e mbrojtjes së gruas. 400 euro? Kaq paguhet lehtësisht dajaku. Kështu ka çmim edhe vdekja. Liridonës i dhanë çmim për të sajën.

    Prandaj as unë s’mund të shes më dramë duke treguar sa e tronditur jam. Nuk mund të tronditesh sistematikisht e as nuk mund ta relativizosh tronditjen me një “bërtimë” momenti kur je në rolin tim.

    Nëse nuk zgjohem çdo ditë me një ide shtesë se si t’a përçaj tejpërtej frymëmarrjen e lirshme mizogjene në Kosovë, atëherë kot flas sot.

    Fjalët tona as nuk i kthejnë në jetë e as ndalin vrasjen e Gjyljetave tona.

    E derisa ta gjej rrugën për një copë ndryshim të vajzave dhe grave, as unë s’kam pse flas për tronditje. Deri në Rezolutën e radhës që mund ta refuzojnë sërish? Ndoshta. Nuk e di! Por një rrugë do ta gjejmë!

    Deri këtu, kemi dështuar kolektivisht.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.