×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do duhej të ishte në burg”, Armend Muja i kundërpërgjigjet Abelard Tahirit

    FrontOnline
    05 Maj 2021

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili deklaroi në Pressing se Muja do duhej të ishte në burg pasi ka shitur licenca të universiteteve private.

    Sipas Tahirit, Muja ka shitur licenca të universiteteve private, ndërkohë që sot është kryetar i Komisionit për Financa.

    Tahiri tha se Mujës i është vjetëruar lënda dhe i është parashkruar sepse s’ka mundur të gjykohej.

    “Kryetari i Komisionit për Financa, (i VV’së) ai realisht do duhej të ishte në burg, sepse ai ka shitur licenca të universiteteve private — z. Muja, Armend Muja”, është shprehur Tahiri.

    “Atij i është parashkruar lënda, parashkrim do të thotë se është vjetruar lënda edhe s’ka mundur të gjykohej”, ka thënë Tahiri.

    Ndërsa, Muja tha se ai asnjëherë nuk ka qenë në poste publike e as nuk ka shitur licenca.

    “Sa i përket procesit gjyqësorë ndaj meje, kam respektuar çdo dyshim që është ngritur dhe jam i gatshëm të përballem me ato dyshime. Gjykata i ka shpallur të pabazuara ato dyshime por unë kam dyshime se vet zoti Tahiri në përpjekje për t’i kapur ato agjencione më ka implikuar edhe mua”, ka deklaruar Muja.

    Tutje ai tha se nuk ka asgjë personale me deputetin e  PDK-së, Abelard Tahirin por ka shkruar një status kundër Tahirit për shkak se e do fushën e arsimit.

    “Abalardi mjerisht ka qenë ministër i Drejtësisë dhe sot është Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së me atë nivel të analfabetizmit…E konsideroj mjerim të përzgjidhet në ato poste kur nuk e ka kaluar as testin e drejtshkrimit”, deklaroi Muja në Debat Plus.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.