Një burrë ka njoftuar policinë se djali ka ushtruar dhunë ndaj tij.
Sipas policisë, nuk raportohet për lëndime.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti i cili ka ndodhur në Suharekë shkon në procedurë të rregullt.
“Suharekë 05.11.2022 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i tij mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.