×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    “Ditë e mbushur me dashuri për çiftet”, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

    FrontOnline
    13 Shtator 2022

    Parashikimi i yjeve për ju sot.

    Dashi

    Çiftet që kanë kohë që janë krijuar do kenë një rizgjim të pasionit gjatë kësaj dite dhe do ndihen më së miri pranë atij që dashurojnë. Emocionet do jenë të mëdha. Beqarët do tentojnë të joshin pa pushim por nuk do arrijnë ta bëjnë për vete atë që dëshirojnë. Në planin financiar do ndiheni më të qetë sepse situata do stabilizohet ndjeshëm. Më në fund do e blini edhe veshjen që keni menduar.

    Demi

    Për shkak të ngjarjeve që do ndodhin gjatë kësaj dite, do e lini pas dore dashurinë. Kujdes sepse partneri do ndihet i vetmuar dhe mund të kërkojë dikë tjetër. Beqarët do kenë një nga takimet më të rëndësishme të jetës së tyre dhe çdo gjë do ndryshojë për ta. Nëse nuk merrni masa për të ulur shpenzimet do përballeni me vështirësi në planin financiar.

    Binjakët

    Një klimë harmonike do mbizotërojë gjatë gjithë ditës në jetën e çifteve sot. Marrëdhenia me partnerin do jetë më e mirë dhe disa do hedhin edhe disa hapa më tej. Beqarët do i shtojnë takimet dhe njërin prej tyre do e marrin me seriozisht. Asgjë nuk është e pamundur sot. Në planin financiar nuk është momenti të rrezikoni shumë sepse do humbni. Tregohuni më të matur.

    Gaforrja

    Dielli do e mbrojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift sot dhe nuk do keni as më të voglin problem me partnerin tuaj. Do bashkëpunoni në çdo moment dhe do kaloni momente emocionuese. Beqarët do arrijnë të realizojnë disa nga dëshirat e tyre me sekrete. Ekuilibri financiar nuk do ketë asnjë tronditje sot. Situata do jetë e qëndrueshme dhe do shpenzoni pa frikë.

    Luani

    Ditë e këndshme dhe e mbushur me dashuri kjo e sotmja për çiftet. Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë ditës dhe nuk do përballeni me mosmarrëveshje. Edhe beqarët do kenë një takim mjaft të rëndësishëm dhe interesant. Mund të ndodhë edhe ndonjë dashuri me shikim të parë. Financat nuk do jenë të këqija megjithatë yjet këshillojnë ende maturi me shpenzimet.

    Virgjëresha

    Sot do jetë e vështirë të ruhet harmonia dhe paqja në çift. Do debatoni me partnerin për një temë delikate dhe nuk do bini dakord në disa pika. Mundohuni të toleroni nëse doni që situata të qetësohet. Venusi do favorizojë jetën sociale të beqarëve. Do ketë takime me shumicë gjatë kësaj dite. Me financat do keni vështirësi. Kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.

    Peshorja

    Do bëni gjithcka që është e mundur sot që harmonia dhe mirëkuptimi të mbizotërojë në jetën në çift. Klima do fillojë të ngrohet dhe do ndiheni më mirë se kohët e fundit. Beqarët jo vetëm që do kenë disa takime, por ato do jenë mjaft premtuese. Shfrytëzojeni ditën! Financat do jenë më të mira sesa ju i mendonit. Nuk do keni as më të voglin problem në këtë fushë.

    Akrepi

    Për pjesën më të madhe të çifteve do mbizotërojë një klimë e ngrohtë. Do flisni gjërë e gjatë për disa mosmarrëveshje që keni pasur më përpara dhe do iu jepni atyre zgjidhje. Beqarëve nuk do iu mungojnë mundësitë për të joshur, megjithatë bëni kujdes me mënyrën se si do veproni. Në planin financiar duhet të merrni masat e duhura dhe të ulni menjëherë shpenzimet nëse nuk doni të ngeleni pa lekë.

    Shigjetari

    Dashuria do jetë në qendër të vëmendjes për çiftet sot. Venusi do iu bëje më joshës dhe më sharmantë dhe në këtë mënyrë partneri as që do mendoje t’i hedhë sytë diku tjetër. Beqarët do kërkojnë shumë por as sot nuk do e gjejnë atë që dëshirojnë. Mos e humbi shpresën gjithsesi. Në planin financiar do jeni të vendosur ta stabilizoni situatën dhe do ia dilni mbanë.

    Bricjapi

    Jupiteri do iu sjellë shumë fat gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do ndiheni në harmoni të plotë pranë atij që dashuroni dhe nuk do keni nevojë për asgjë tjetër. Beqarët do i shtojnë takimet por as sot nuk do e gjejnë dot personin e ëndrrave. Situata financiare do jetë e stabilizuar. Disa do kenë edhe disa përmirësime falë kujdesit dhe maturisë që kanë treguar.

    Ujori

    Bëni çmos ta largoni rutinën nga jeta juaj në çift gjatë kësaj dite sepse do keni probleme më vonë dhe do mërziteni. Flisni me partnerin dhe bëni gjithçka së bashku. Beqarët edhe pse nuk do mendojnë shumë të krijojnë një lidhje, nuk do mund t’i rezistojnë dot një personi që do iu dalë para. Financat do jenë të mira, por jo të shkëlqyera kështu që bëni kujdes me shpenzimet.

    Peshqit

    Nëse nuk bazoheni tek disa defekte të vogla të partnerit sot, jeta juaj në çift do jetë e mrekullueshme. Askush nuk është perfekt prandaj mos u fiksoni në detaje pa rëndësi. Beqarët do ia kalojnë më së miri pranë miqve të tyre dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën për një lidhje. Me shpenzimet tregohuni më të arsyeshëm nëse nuk doni ta trondisni ekuilibrin. /abcnews.al

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.