×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita botërore kundër tërbimit

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    28 shtatori është Dita botërore e luftës kundër tërbimit apo hidrofobisë.

    Kjo ditë shënohet çdo vit me qëllim që të rritet vetëdija për parandalimin e tërbimit dhe për të vënë theksin te rëndësia e mposhtjes së kësaj sëmundjeje të tmerrshme.

    Tërbimi mbetet një shqetësim i madh në gjithë botën, duke marrë mijëra jetë çdo vit. Tërbimi, sëmundje që mund të bartet nga kafshët te njerëzit, fillimisht shfaq disa simptoma si grip, ethe, dhimbje të kokës, dhe pa rahati në të gjithë trupin. Mesatarisht një njeri vdes në periudhë prej 1-3 muaj pasi të marrë sëmundjen.

    Data e 28 shtatorit për herë të parë u shënua më 2007, ju mund ta shënoni këtë datë duke vaksinuar kafshët tuaja apo duke mbajtur ato larg jetës së egër ku mund të përhapet sëmundja.

    28 shtatori po ashtu shënon vdekjen e Louis Pasteur, kimist dhe mikrobiolog francez, i cili krijoi vaksinën e parë kundër tërbimit, përcjell KosovaPress.

    Sot në botë, ekzistojnë vaksina të sigurta si për njerëz ashtu edhe për kafshë, me qëllim të eliminimit të vdekjeve nga tërbimi, përderisa vetëdija rreth kësaj ende shihet si çelësi i suksesit për parandalimin apo luftimin e sëmundjes. /KP/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.