×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita Botërore i gjen Zjarrfikësit e Kosovës në gjendje jo të mirë

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

    Kjo ditë zjarrfikësit në Kosovë i gjen në një gjendje jo shumë të mirë.

    Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës me rastin e kësaj dite ka bërë thirrjet tek institucionet që atyre të iu kthehet identiteti.

    “Prandaj apelojmë që Qeveria e Kosovës, Ministritë përkatëse dhe Kryetarët e Komunave ti harmonizojnë qëndrimet dhe të angazhohen që kjo gjendje të tejkalohet dhe zjarrfikësve të ju kthehet dinjiteti siç po proklamohet nga institucionet, që shërbimi i zjarrfikësve të trajtohet ashtu siç e meritojnë. Shpëtimtarët kudo në mbarë botën, gjithashtu i ftoj institucionet nga niveli qendror, kryeministrin, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe te gjithë. Kryetarët e Komunave te Kosovës, qe sot ti vizitojnë shërbimet e zjarrfikjes dhe Shpëtimin në Kosovë qe nga afër ti shohin se me çfarë problemesh ballafaqohet ky shërbim dhe ti ndani pak minuta me Zjarrikës në shenjë respekti dhe solidariteti me profesionin me human dhe shumë te rëndësishëm ne aspektin e Sigurisë “.

    Reagimi i plotë:

    4- Maji, Dita ndërkombëtare e zjarrfikjes dhe Shpëtimit edhe ketë vit Zjarrfikësit në Kosovë i gjen ne gjendje jo të mirë, me shumë paqartësi dhe të pa organizuar, te pa definuar sa i përket Kompetencave Menaxhuese, Statusi i pa Definuar dhe gjithashtu edhe sa i përket te drejtave te punëtorëve, ( shkeljeve dhe diskriminimeve )Pajisjeve te punës, kushteve te punës, dhe aspektet tjera

    E kuptojmë qe gjendja e krijuar nga Pandemia qe ka përfshi mbarë globin ka shkaktuar probleme dhe çrregullime financiare edhe ne vendin tonë, që ka reflektua edhe te zjarrfikësit dhe ne i kemi kuptuar, institucionet dhe nuk kemi ber presion sindikal për problemet e shumta qe ka kapluar ketë shërbim, por disa kërkesa duhet me urgjencë te plotësohen sepse kanë te bëjnë me sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit te zjarrfikëseve dhe sigurinë në punë.

    Prandaj apelojmë qe Qeveria e Kosovës, Ministritë përkatëse dhe Kryetarët e Komunave ti Harmonizojnë Qëndrimet dhe te angazhohen qe kjo gjendje te tejkalohet dhe zjarrfikësve te ju kthehet dinjiteti siç po proklamohet nga institucionet, qe shërbimi i Zjarrfikësve te trajtohet ashtu siç e meritojnë Shpëtimtarët kudo ne mbarë Botën, gjithashtu i ftoj institucionet nga Niveli Qendror, Kryeministrin, Ministrinë e Punëve te Brendshme, AME dhe te gjithë Kryetarët e Komunave te Kosovës, qe sot ti vizitojnë shërbimet e zjarrfikjes dhe Shpëtimin ne Kosovë qe nga afër ti shohin se me q’far problemesh ballafaqohet ky shërbim dhe ti ndani pak minuta me Zjarrikës në shenj respekti dhe solidariteti me profesionin me human dhe shumë te rëndësishëm ne aspektin e Sigurisë.

    Kjo ditë ne mbarë Boten shënohet si ditë solemne, me vizita te ndryshme nga institucionet dhe komuniteti, qëllimi qe Zjarrfikësit te respektohen për punën dhe sakrificat e tyre për tu dale ne ndihmë qytetarëve kur do qe kanë nevojë, demonstrimi i shkathtësive profesionale, demonstrimi i gatishmërisë emergjente sipas misionit te Zjarrfikjes dhe Shpëtimit , Shpëtimi i jetës se njeriut dhe te mirave Materiale, Ndarja e mirënjohjeve dhe shpërblimeve te ndryshme për profesionin fisnik dhe human të Zjarrfiksëve, qe per te shpëtuar jetën e qytetarëve rrezikojnë jetën e tyre.

    Sfidë kryesore mbetet zbatimi i ligjeve, definimi i kompetencave ne mes nivelit Qendror dhe lokal, ndarja e përgjegjësive, marrja e obligimeve se kush duhet te përkujdesët për Zjarrfikësit kjo shkakton probleme dhe zjarrfikësit pësojnë pikërisht nga ky dualizëm i krijuar. Ka paraqit problem edhe ne kompensimin e ndërrimeve te natës, orët jashtë orarit, festave, nuk janë kompensua pikërisht për shkak te procedurave administrative ligjore dhe kjo i ka irrituar Zjarrfikësit, konsiderojmë se këto shkelje ligjore po bien mbi supet e zjarrfikësve

    Sfidë tjetër mbetet numri i vogël i Zjarrfikësve, pajisjet dhe mjetet e punës, pajisje te pa atestuara sipas deklaratës se prodhuesit, mos aplikimi i sigurimeve shëndetësore, ku zjarrfikësit shpenzimet mjekësore për lëndimet ne vendin e punës duhet vet i paguajnë.

    Mbesim me shprese se ky vit do te jetë vit i kthesës, vit i realizimit te drejtave dhe përmirësimit te gjendjes ne përgjithësi për zjarrfikësit e Kosovës, Heronjtë e heshtur.

    Shfrytëzoj rastin qe ne Emër te Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës, te gjithë Zjarrfikësve të Kosovës dhe kudo qe janë te ju uroj 4-Majin Ditën ndërkombëtare te zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ju uroj shëndet pune te mbarë, suksese dhe gjithë te mirat.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.