Shtatzënia dhe pritja në jetë e një fëmije është një ngjarje e veçantë në jetën e çdo çifti dhe gjëja më e rëndësishme që dëshiron çdo prind i ardhshëm është që fëmija të jetë i shëndetshëm. Megjithatë, më herët (dhe në disa kultura edhe sot) besohet se ka mënyra me të cilat mund të ndikohet në gjininë e fëmijës.
Është pothuajse e pamundur të ndikohet në gjininë e fëmijës, por ka disa mite që thonë se prindërit e ardhshëm mund të ndikojnë me veprimet e tyre, para, gjatë ose pas fertilizimit.
Në vijim janë disa nga qëndrimet më të popullarizuara:
Femrat që hanë drithëra mëngjesi dhe konsumojnë më shumë kalori gjatë ditës kanë më shumë gjasa të lindin një djalë sesa femrat që nuk hanë mëngjes dhe konsumojnë më pak kalori.
Nëse doni një djalë, gjoja duhet të hani avokado, brokoli, karota, kunguj të njomë, grejpfrut, fasule, kivi, mjaltë, tranguj, hudhër…
Për të pasur një vajzë, duhet të konsumoni mish të kuq, mish të bardhë, vezë, drithëra, fruta deti, kikirikë, çokollatë, kafe, sode…
Thellësia e depërtimit dhe distanca e spermatozoidit nga qeliza vezë, janë të rëndësishme. Pozicioni i misionarit supozohet të sjellë vajza, ndërsa pozicioni nga prapa është më i sigurt për ngjizjen e një djali, këshillojnë gjinekologët. Penetrimi është më i thellë dhe spermatozoidet me kromozomin Y janë më pak të qëndrueshme.