“Sa rron njeriu mëson”, është kjo shprehja që i përshtatet më së miri këtij artikulli, pasi përmban shumë fakte interesante që me shumë gjasë nuk i keni ditur.
A keni dëgjuar më parë se karkaleci e ka zemrën në kokë? Ose që nëse teshtini fort mund të thyeni një brinjë? Apo edhe që çdo njeri ka gjuhë të ndryshme nga tjetri, sikurse shenjat e gishtërinjve?!, përcjell Klankosova.tv
Më poshtë gjeni disa nga faktet interesante sipas Institutit Kombëtar të Shkencave të Shëndetit Mjedisor, që mbase nuk i keni ditur:
Është e pamundur për shumicën e njerëzve të lëpijnë bërrylin e tyre
Një krokodil nuk mund ta nxjerrë gjuhën jashtë
Karkaleci e ka zemrën në kokë
Është fizikisht e pamundur që derrat të shikojnë lart në qiell
Nëse teshtini shumë fort, mund të thyeni një brinjë
Mbajtja e kufjeve për vetëm një orë mund të rrisë 700 herë bakteret në vesh
Gjatë një jete mesatare, gjatë gjumit mund të hani rreth 70 insekte të ndryshme dhe 10 merimanga, ose më shumë
Disa buzëkuq përmbajnë luspa peshku
Ashtu si gjurmët e gishtërinjve, gjuha e të gjithëve është e ndryshme
Bajamet janë pjesë e familjes së pjeshkës
Emri i plotë i Los Anxhelosit është “El Pueblo de Nuestra Senora la Reina de los Angeles de Porciuncula”
Një mace ka 32 muskuj në secilin vesh
Syri i strucit është më i madh se truri i tij
Tigrat kanë lëkurë me vija, jo vetëm lesh me vija
Shumica e njerëzve bien në gjumë në shtatë minuta.