Një veturë është djegur Vërmicë pasditen e sotme.Brenda veturës së djegur nga dyshimet e para është edhe një viktimë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi për klankosova.tv ka thënë se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.
“Policia së bashku me prokurorin e shtetit është në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar një rast ti vdekje e dyshimtë. Për më shumë në lidhje me rastin do të njoftoheni me kohë”, deklaroi Gashi