Pavarësisht se nuk ekziston nje dietë kundër kancerit, ekzistojnë një sërë ndryshimesh në stilin e jetesës që mund të ndihmojnë në parandalimin e tij:
Hani një dietë të pasur në drithëra të plotë, perime, fruta dhe fasule. Kur jeni duke përgatitur një vakt, mbushni 2/3 e pjatës suaj me drithëra të plotë, perime, fruta e fasule.
Limitoni ngrënien e ushqimeve të përpunuara. Ka prova të forta se ngrënia e ushqimeve të përpunuara mund të shkaktoj shtim në peshë, mbipeshë e obezitet, të cilat mund të shkaktojnë 12 lloje të kancerit.
Kufizoni ngrënien e mishit të kuq e atij të përpunuar. Konsumoni jo më shumë se 500gr. mish të kuq gjatë javës (si mishi i viçit, i gicit etj.), si dhe pak ose aspak mish të përpunuar (si sallami, proshutat etj.).
Kufizoni pijet me sheqerna të shtuar. Ka prova të painjorueshme se pijet me sheqerna të shtuar shkaktojnë shtim në peshë. Mundohuni të konsumoni ujë dhe lëngje pa sheqerna të shtuar.
Limitoni alkoolin. Nëse zgjidhni të pini, kufizojeni në jo më shumë se një gotë në ditë për grate dhe dy gota në ditë për burrat. Mos e teproni me alkoolin.
Qëndroni fizikisht aktiv. Aktiviteti fizik mund të parandaloj disa lloje të kancerit, si dhe ndihmon në mirë-menaxhimin e peshës. Synoni 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë. Gjithsesi, çfarëdolloj përmirësimi në nivelin aktual të aktiviteti tuaj fizik ju vjen në ndihmë.
Mos përdorni suplemente për parandalimin e kancerit. Merrini lëndët ushqyese nga dieta. Asnje shtesë ushqimore nuk ka treguar shkencërisht se mund të ul rrezikun ndaj kancerit./FrontOnline/