×
  • Lajme
  • Lajme

    Dialogu Kosovë-Serbi, Muhamet Mustafa do ta drejtojë pjesën e ekonomisë

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka numëruar disa nga humbjet që u janë shkaktuar Kosovës gjatë luftës, që kapin shifrën miliarda dollarë, derisa ka njoftuar se pjesën e ekonomisë në dialogun Kosovë-Serbi, do ta udhëheq profesori Muhamet Mustafa.

    Hoti mbrëmë në mbyllje të seancës së Kuvendit, tha se dëmet e luftës janë të arkivuara në arkivin e shtetit nga viti 2000-2001, të përgatitura atëherë në përputhje me strategjinë standarde ndërkombëtare për evidentimin e dëmeve nga vitet 90-ta dhe të dëmeve të luftës.

    Ai tha se para se të diskutohet kjo temë në takimin e ardhshëm, kurdo që do të caktohet ai, do të shkojë në Kuvend dhe do të tregojë në detaje qëndrimin

    “Sa i përket dëmeve të lufta të evidentuara në bazë të metodologjisë shkencore me standarte ndërkombëtare janë këto; bruto produkti i brendshëm i humbur i Kosovës me vlerën e vitit 1988, i humbur gjatë viteve 90-ta, 11 .9 milardë dollarë, humbjet në investime 5.7 miliardë dollarë, humbjet në Trepçë 700 milionë dollarë, dëmet në asetet fikëse, bankave 226.7 milionë dollarë, kursimet e grabitura 320.4 milionë dollarë dhe grabitja tjetër e dokumentacionit. Dëmet në sistemin buxhetor 3.6 miliardë dollarë, pagat e humbura për shkak të përjashtimit diskriminues nga puna 5.4 miliardë dollarë, shtesat të fëmijëve 257 miliardë dollarë, dëmet në sistemin pensional 800.20 milionë dollarë. Këto janë çështje që do të shtrohen në marrëveshjen finale. Pjesa e ekonomisë do të mbulohet prej ekspertëve më të mirë të ekonomisë që kanë punuar në negociatat e Vjenës dhe profesori Muhamet Mustafa, ish kolegu i juaj, do ta udhëheqë këtë pjesë”, tha ai.

    Ai duke dhënë detaje, tha se të enjten në Bruksel është draftuar kapitulli i marrëveshjes përfundimtare për të pagjeturit. /kp/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një zyrtar gjerman ka thënë se policia ka pasur kontakte më parë me të dyshuarin e akuzuar për sulmin në një turmë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Driloni ka refuzuar t’i përgjigjej një pyetjeje që i ka bërë Drenusha atij për Sarën. Ajo e pyeti nëse i pengon pëlqimi...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara dhe Gjesti janë parë në një afrimitet miqësie mes vete ndërsa ndanin në diskutim disa tema. Ndër to qe edhe situata...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.