Dhurata Dora sapo ka lansuar duetin e saj me reperin shqiptar Noizy, me titull “Mi Amor”. Nën titujt ritmik, dyshja e popullarizuar ka realizuar edhe një videoklip tejet atraktiv, me pamje ekzotike dhe i cili tashmë po pëlqehet shumë dhe ende pa kaluar 10 orë nga publikimi, është shikuar mbi 300 mijë herë, shkruan FrontOnline.
Si zakonisht, këngëtarja e bukur ka treguar format e jashtëzakonshme trupore, derisa vallëzimi joshës e bën edhe më atraktiv videoklipin. Padyshim se ky do të jetë një hit i kësaj vere, duke marrë parasysh popullaritetin që gëzojnë dy këngëtarët në të gjitha trevat shqiptare./FrontOnline/