Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që ka dhunuar një vajzë në Suharekë.
Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur të premten në ora 22:00.
“DHUNIM/Suharekë 26.05.2023-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartëcekur ndaj viktimës femer kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.