×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Dhunimi dhe vrasja e 11 vjeçarit, nis peticioni me tri kërkesa

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Në një vjetorin e vdekjes së 11 vjeçarit nga Fushë Kosova, Kujtim Veselit, aktivistë të shoqërisë civile kanë lansuar peticionin online, ku ndër të tjerash kërkojnë nga Qeveria e Kosovës kompensim për shkeljen e të drejtave të njeriut për familjen e Kujtim Veselit.

    Këta të fundit po vlerësojnë se dështimi i institucioneve në mbrojtjen e jetës së Kujtim Veselit, shpërfaq racizëm dhe qasje diskriminuese ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.

    Në emër të shoqërisë civile, Gazmend Qyqalli, ka thënë se Policia e Kosovës ishte e njoftuar për dhunimin seksual të Kujtimit nga S.O në janar 2019, ndërkaq nuk e kanë intervistuar atë deri në prill të atij viti, derisa ka theksuar se përkundër fakteve të shumta, Policia e ka lënë të lirë S.O-në.

    “Sot janë bërë 1 vite nga dhunimi seksual dhe vrasja e Kujtim Veselit, djalit 11 vjeçar nga Fushë Kosova. Dështimi i parandalimit të këtij krimi është shkelje e të drejtave të njeriut dhe shpërfaqë qasjen raciste e diskriminuese të institucioneve të Kosovës. Policia ishte njoftuar për dhunimin seksual të Kujtimit nga S.O në janar 2019, ndërkaq nuk e kanë intervistuar atë deri në prill 2019. Gjatë marrjes në pyetje Polici, S.O e kishte pranuar se e kishte dhunuar seksualisht Kujtimin. Në këtë kohë S.O kishte 15 aktakuza dhe 26 kallëzime penale aktivë para Policisë e Prokurorisë. Policia dhe Prokuroria u njoftuan për dhunimin seksual edhe nga vetë Kujtimi, nëna e tij, babai i S.O-së dhe Qendra për punë Sociale. Përkundër këtyre fakteve Policia lanë S.O të lirë”, ka thënë ai.

    Se ka pasur shkelje në trajtimin e këtij rasti e thotë edhe avokatja, Rina Kika, e cila ka theksuar se edhe në raportin e Avokatit të Popullit, thuhet se ka shkelje të drejtave të njeriut për rastin në fjale.

    Për këto shkelje ajo thotë se po lansohet peticioni online, i cili do të jetë i hapur për qytetarët deri më 11 gusht.

    “Shkeljen e të drejtave të njeriut në këtë rast e ka konstatuar edhe avokati i popullit në raportin të cilin e ka nxjerr në dhjetor të vitit 2019. Në këtë raport konstatohet se Kujtimit i është shkelur e drejta në jetë dhe e drejta e fëmijës për të qenë i lirë nga dhuna dhe keqtrajtimi. Dhunimi seksual dhe vrasja e Kujtimit ka qenë krejt e parandalueshme. Policia dhe Prokuroria kanë qenë të obliguara ta arrestojnë dhe burgosin S.O-në. Prandaj sot në 1 vjetorin e vrasjes së Kujtimit po lansojmë një peticion për qytetarët dhe i përmban 3 kërkesa. Kërkesa e parë për Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit: Kërkim falje publike ndaj familjes së Kujtim Veselit për shkeljen e të drejtës së tij dhe neglizhimin e rastit. Nga kryeprokurori i Shtetit dhe Prokuroria e Shtetit, inicim i hetimeve të pavarura penale të prokurorëve dhe zyrtarëve policorë përgjegjës për rastin, si dhe sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës për mos- kryerjen e detyrës zyrtare dhe shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve të Republikës së Kosovës. Kërkesa e tretë nga Qeveria e Kosovës kompensim për shkeljen e të drejtave të njeriut për familjen e Kujtim Veselit”, ka thënë ajo./KP/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.