Dy orë e gjysmë më pas djali, i cili kishte vite që jetonte në Angli dhe ishte kthyer për pushime ka dalë në breg të detit i vetëm pa motorin e ujit dhe pa vajzën.
Fillimisht kanë qenë vetë pronarët e motorit të ujit që kanë nisur kërkimet për mjetin e tyre pasi kishte kaluar orari i caktuar i marrjes me qera.
Më pas është konstatuar që 25 vjeçari ka dalë në breg ndërsa vajza jo. Ndërsa një peshkatar gjeti trupin e pajetë të adoleshentes në ujë, 700- 800 metra larg bregut.
Policia së bashku me prokuroren e çështjes kanë konstatuar shenja në trupin e vajzes nga Burreli me banim në Tiranë.
Policia njoftoi sot arrestimin e 25 vjeçarit, emigrant në Angli dhe që ndodhej në Velipojë me pushime.
Në dëshminë e tij dhënë në polici ka dëshmuar se mjeti ka pësuar defekt dhe është hedhur në ujë për tu kthyer në breg, ndërsa vajza është rrëzuar dhe sipasojë e goditjes së motorit vajza ka humbur jetën.
Por do të jenë hetimet e mëtejshme që do të zbardhin detajet dhe dinamikën e ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin. /oranews