×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja: AKI informoi kryeministrin Kurti për kërcënimin

    FrontOnline
    27 Tetor 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar.

    Lajmin për FrontOnline, e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim kryeziu.

    Ai ka thënë se për këtë arsye, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

    “Kryeministri Kurti është kërcënuar.  Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, ka thënë Kryeziu

    Gazeta Blic merr vesh se informata për kërcënim ndaj kryeministrit Kurti, ka ardhur nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës (AKI).

    AKI kishte informuar stafin e kryeministrit Kurti dhe institucionet tjera të sigurisë që të shtohet mbrojtja fizike për kryeministrin, pasi që jeta e tij mund të jetë në rrezik.

    Kjo informatë zyrtare e AKI-së, ka shtyrë që të shtohen masat e sigurisë tek shtëpia ku banon kryeministri, Albin Kurti.

    Shumë forca të Njësisë Speciale, u panë mbrëmjen e së mërkurës, tek shtëpia e kryeministrit.

    Siç merr vesh Gazeta Blic, me të marrë informatën nga AKI, Policia e Kosovës ka nisur forca drejt shtëpisë së Kurtit.

    Ende nuk dihen detajet e këtij alarmi nga institucioni më i lartë i intelegjencës kosovare.

     

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje...
    Lajme26 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, pasi dyshohet se i njëjti ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se tashmë në Kosovë ka arritur pajisja më e re mjekësore “SPECT/CT/PET” falë ndihmës nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje në Ukrainë këtë javë, ka thënë të premten presidenti amerikan Joe Biden. Duke...
    Sport26 Prill 2024
    Prokuroria në Gjilan ka dhënë një kërkesë të cuditshme pas rrahjes fizike që drejtori sportiv i klubit “Drita”, Valon Zymberi ia bëri...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique është i bindur se ekipi i tij do të jetë më i mirë në sezonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj është mbajtur ceremonia përmbyllëse dhe u shpallën rezultatet e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë...
    Sport26 Prill 2024
    Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka bërë shpejt rrugën e tij nga debutuesi  surprizë në titullar të rregullt të ekipit, në tre...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri i Chelseat, Maurico Pochettino e ka pranuar se janë të varur nga mesfushori anglez Cole Palmer. Pochettino, mes tjerash ka thënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.