Kuvendi i Kosovës me 44 vota për, 57 kundër dhe 1 abstenim nuk e kaloi projektligjin për Trustin.
Projektligji për Trustin pas një debati të gjatë, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.
Derisa opozita kërkonte votimin e tij, ishte pushteti ai që e kundërshtoi.
Në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë.
Projektligji për tërheqjen e Trustit ishte në rend dite edhe në seancën e djeshme, por pas mbylljes së punimeve shkaku i mungesës së kourumit, kjo pikë u shty për seancën e sotme.
Propozues i kësaj nisme është deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu./Front Online