×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon plani mujor i MSH-së për vaksinim, shkak “lajmet e rreme e fushata e zbehtë vetëdijesuese”

    FrontOnline
    28 Korrik 2021

    Më 26 korrik u vaksinuan vetëm 393 qytetarë me vaksinën anti-Covid-19 në krejt Kosovën. Kjo shifër mund të konsiderohet e madhe në raport me statistikat e datave: 18,19 dhe 21 të po të njëjtit muaj,  në të cilat nuk figuron as edhe një person i vetëm i vaksinuar.

    Ditët e “zbehta” si këto më të vaksinuar ia kanë prishur planin mujor, Ministrisë së Shëndetësisë, e cila parashihte vaksinim të 500 mijë qytetarëve brenda muajit. Tash kur kanë mbetur edhe 3 ditë deri te përfundimi i tij, gjatë muajit korrik, në krejt vendin, janë dhënë 206 mijë vaksina apo gati 300 mijë më pak sesa parashikonin zyrtarët shëndetësorë.

    Profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, përmend dezinformimin si një nga arsyet e hezitimit të qytetarëve për imunizim.

    Sjellja e njerëzve bazohet në informatat që i marrim, rrjedhimisht nëse kanë marrë informata të rreme, informata të gabuara, sjellja e tyre është e gabuar. Në njerëzit që kanë konsumuar lajme të rreme se vaksinat përmbajnë çipa e forma të tjera, që nuk kanë qenë të vërteta, normalisht që hezitojnë më shumë me marrë vaksinën”, u shpreh Zeneli për “Front Online”.

    Ky beson se dilemat rreth vaksinimit i kanë më të vogla ata që u informuan rreth vaksinës anti-Covid nga mediume të besueshme.

    Problemin e njëjtë e identifikon edhe psikologu, Memi Gollopeni.

    Sipas tij, informatat që “thithin” qytetarët ndikojnë pastaj në vendimet që ata marrin. Këtu hyn edhe çështja e vaksinimit anti-Covid 19.

    “Për shkak të këtyre informatave që po marrin nga portalet e ndryshme, mediave të ndryshme, kinse kanë me pasë simptoma edhe pas marrjes së vaksinës e të tjera, janë mbledh shumë sende që njerëzit të hezitojnë me marrë vaksinën”, deklaroi ai për “Front Online”.

    E që kjo të ndryshojë profesori Zeneli thotë se institutcionet si Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar, duhet të zhvillojnë një fushatë të mirëfilltë të informimit, gjë që sipas tij, nuk e kanë bërë.

    “Është dashtë të bëjnë kampanja të informimit të drejta në raport me atë se cfarë vaksina kanë në dispozicion qytetarët e Kosovës dhe si mund t`i marrin ato. Kemi disa fushta krejt demode dhe të zbehta të institucioneve përkatëse”, vlerësoi ai.

    Të njëjtin mendim e ndan edhe sociologu, Bekim Selishta.

    Ai tregon shembullin që duhet ndjekur institutcionet vendore në raport me vaksinimin.

    “Në Evropë kanë fol për besim, për siguri, garancion, për të ardhmen sa i përket vaksinave. Te na shumë pak janë marrë në këtë drejtim. Do të duhej të merreshin”, theksoi ai për “Front Online”.

    Fillimi i realizimit të Planit të Veprimit për Vaksinim të Qytetarëve në Masë me vaksinën kundër COVID-19 nisi më 15 qershor.

    Që nga atëherë në total janë vaksinuar 388,073 qytetarë. Prej tyre, 124,226, me të dyja dozat. Disa me Pfizer/BioNTech dhe të tjerë me atë, AstraZeenca./FRONT ONLINE

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.