×
  • Vip
  • Vip

    Dështoi në tri martesa, aktorja Drew Barrymore thotë se nuk do të martohet kurrë më

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Martesa nuk është në planet e së ardhmes të Drew Barrymore.Aktorja 45 vjeçare së fundmi ka folur për revistën People në lidhje me shfaqjen e saj të re ditore “The Drew Barrymore Show” dhe zbuloi se një nga temat që planifikon të trajtojë në program është dashuria.

    “Unë jam një romantike e pashpresë dhe të gjithë në këtë planet kanë nevojë për dashuri në një farë forme”, ka thënë ajo. “Dhe në vazhdimisht po luftojmë për lidhjet. Dashuria dhe ato marrëdhënie mund të duken ndryshe për njerëzit. Por ajo është aty në thelbin e saj. Kështu që, nuk mund të mos eksploroj dhe shqyrtoj këtë”, tha ajo.

    Ylli i “50 First Dates” ka qenë e martuar tri herë – fillimisht me Jeremy Thomas prej 1994-1995, më pas me Tom Green prej 2001-2002 dhe më në fund me Will Kopelman prej 2012-2016.Ajo ka dy vajza me Kopelman: Olive, shtatë vjeçe dhe Frankie, gjashtë vjeçe.Barrymore gjithashtu zbuloi se ka kërkuar mjaft shumë për takime në internet, por nuk ka pasur shumë fat.“E kam provuar. Shkova në disa takime. Shumë njerëz më kanë fantazuar plotësisht”, tha ajo. “Dhe një herë po prisja të shkoja në një dhe në kohën kur supozohej të takoheshim ai më shkroi, ‘nuk mundem. Më mirë të rri me miqtë e mi’”.

    Derisa po fliste për takime, aktorja shton se nuk planifikon të martohet.“Asnjëherë, asnjëherë, kurrë, kurrë. Unë nuk do të martohem kurrë”, insistoi më tej Drew. “Dhe unë gjithashtu besoj se njerëzit nuk duhet të thonë fjalën ‘kurrë’, por për këtë vlen ‘kurrë’”.
    “The Drew Barrymore Show” do të shfaqet para publikut që nga e hëna.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.