×
  • Lajme
  • Lajme

    Deshi të ikte në Serbi, kapet në Bërnjak i dyshuari për sul*m ndaj një personi

    FrontOnline
    22 Mars 2025

    Në pjesën veriore të vendit, gjatë ditës së sotme, policisë i doli punë në dy raste të ndara, duke arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

    Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur në Leposaviq.

    Ky rast, në Polici thuhet të jetë raportuar më datën 21.03.2025, rreth orës 23:40 ku Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Leposaviq ka njoftuar policinë se një person me lëndime (frakturë në nofull) është pranuar për trajtim mjekësor.

    “Pas marrjes së trajtimit mjekësor, viktima ka deklaruar se ishte sulmuar me grushte në fytyrë nga një person i dyshuar derisa ishte duke qëndruar në një lokal nate. Lidhur me rastin, në stacion policor është paraqitur i dyshuari F.M 19 vjeçar i cili është intervistuar”, tha Policia

    Rasti i dytë ka ndodhur më datën 22.03.2025, rreth orës 00:20, në Zubin Potok, ku Qendra e Mjekësisë Familjare në këtë komunë ka njoftuar policinë se një person me lëndim në kokë ka kërkuar ndihmë mjekësore.

    “Sipas deklaratës së viktimës, ai ishte sulmuar me një shishe qelqi nga i dyshuari I. A. 35 vjeç, derisa ndodhej në një lokal në Zubin Potok. Pas sulmit, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë arritur të ndalojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin i cili  po tentonte të kalonte kufirin e Kosovës përmes pikës kufitare në Bërnjak”.

    “I dyshuari, i cili ishte nën ndikim të alkoolit në masën 0.69‰, është ndaluar në stacion policor, më pas është intervistuar”, tha Policia.

    Lidhur me rastet, Policia thotë se për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit, të dy personave u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, kryediplomatin serb, Marko...
    Lajme25 Mars 2025
    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë. Lajmin për Front Online e ka...
    Lajme25 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar që në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë, të martën. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Xhaxhai i Ardit Zymberit, 19-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri, ka thënë se ka pranuar ngushëllime...
    Lajme25 Mars 2025
    Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmoferike. Si rrjedhojë, gjatë gjithë javës parashihen vranësira...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e partisë për deputetë të këtij qarku në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur lidhur me shtrenjtimin enorm të kilogramit të specave në Kosovë. Peci në një intervistë në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministrit të kabinetit qeveritar Kurti 2 nga komuniteti turk i Kosovës të martën iu ngrit aktakuzë për sulm fizik, në atë që...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen. Van der Bellen, pos për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.