×
  • Lajme
  • Lajme

    AP: Aktakuza ndaj Damkës ia komplikon Kurtit formimin e qeverisë

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Ministrit të kabinetit qeveritar Kurti 2 nga komuniteti turk i Kosovës të martën iu ngrit aktakuzë për sulm fizik, në atë që mund të bëhet një tjetër pengesë në përpjekjet e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, për të formuar një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.

    Kështu raporton Associated Press (AP).

    Zyra e prokurorit të Prizrenit, ka akuzuar Fikrim Damkën, ministër i Zhvillimit Rajonal, se ka sulmuar dy individë nga një parti rivale e komunitetit turk në ditën e zgjedhjeve, transmeton Klankosova.tv.

    Sulmi i supozuar erdhi nga “publikimi i disa informacioneve dhe lajmeve në platformat e mediave sociale” kritikuese ndaj Damkës dhe partisë së tij, sipas zyrës së prokurorit.

    Damka, kreu i Partisë Demokratike Turke, u ndalua dhe u vendos në arrest shtëpiak. Ai mohon çdo keqbërje. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me një vit burg.

    Vetë Damka, për Klankosova.tv deklaroi se ai bashkë edhe me të akuzuarin tjetër, janë të pafajshëm.

    Ai tha se kjo do të dëshmohet në gjykatë.

    “Për momentin jam jashtë vendit, jam jashtë Kosovës. E gjithë aktakuza është e pabazë. Krejt do të sqarohet në gjykatë. Jemi të pafajshëm dhe kjo do të shihet dhe të dëshmohet në gjykatë. Nuk ka pasur sulm”, tha Damka për Klankosova.tv.

    Ngjarja kishte ndodhur më 9 shkurt, në ditën e zgjedhjeve, ku ai akuzohet se e ka sulmuar dhe kanosur kundërshtaren politike, Arda Maloku.

    Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, në të cilat partia Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, fitoi 48 vende në parlamentin prej 120 vendesh, duke mos pasur një shumicë.

    Gjatë fushatës, Kurti u zotua të mos bëhet bashkë me dy partitë e tjera të mëdha, PDK e LDK, duke e bërë të rëndësishme mbështetjen e partive të pakicës joserbe, të cilat kanë 10 vende.

    Me dy vende në parlamentin e ri, partia e Damkës mund të jetë një aleat i rëndësishëm.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ende nuk i ka certifikuar rezultatet, për shkak të ankesave të vazhdueshme nga partitë politike. Pasi të finalizohen rezultatet, presidentja e vendit do t’i kërkojë Kurtit të formojë një kabinet të ri, siç mandatohet nga Kushtetuta. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka ngushlluar falmijen për ndarjen nga jeta ish-Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Sylejman Shaqirit. “Me trishtim të thellë...
    Lajme19 Prill 2025
    Ka ndrruar jetë ish-drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Sylejman Shaqiri. I lindur në Ferizaj, Sylejman Shaqiri filloi rrugëtimin e tij profesional në...
    Lajme19 Prill 2025
    Analisti politik Dritëro Arifi për FrontOnline ka komentuar propozimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për të shkuar...
    Të tjera
    Kronika19 Prill 2025
    Një mosmarrëveshje ka ndodhur në Prizren, mes të paktën dy personave. Rasti i cili ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 ka...
    Lajme19 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline është shprehur kundër idesë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme...
    Lajme19 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në një intervistë për Tëvë1, ka folur rreth synimit të LVV-së dhe GUXO për të...
    Lajme19 Prill 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media të sot nga ora 10:00 deri...
    Lajme19 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ka folur për FrontOnline pas propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...
    Lajme19 Prill 2025
    Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një i dyshuar ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.