Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Drenas ka raportuar se derisa ishte duke punuar në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë-thikës i ka grabitur 200 euru, përcjell Front Online.
“Sankoc, Drenas, 09.10.2020-00:18. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke punuar në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë-thikës i ka grabitur 200 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet nga PK./Front Online/