×
  • Lajme
  • Lajme

    Deri të premten dihen koalicionet parazgjedhore

    FrontOnline
    25 Gusht 2024

    Subjektet politike deri të premten kanë afat t`i deklarojnë në KQZ koalicionet parazgjedhore për votimet e fillim vitit të ri. Pas 30 gushtit, secili subjekt politik që s`ka deklaruar koalicion deri më 30 gusht do të obligohet të garojë i vetëm në zgjedhjet e 9 shkurtit. Deri tash vetëm AAK e Nisma kanë deklaruar koalicion parazgjedhor. KDI që monitoron çdo proces zgjedhor nuk pret që në këto zgjedhje të shkohet me koalicione të tjera.

    Nga dita kur presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shpalli dekretin për datën e zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, partitë politike kanë pasur mundësinë që të njoftojnë KQZ-në për koalicionet me të cilat do të garojnë në zgjedhje. Zyrtarisht 30 gushti është afati i fundit kur partitë që do të garojnë në zgjedhje mund të njoftojnë për një lloj të tillë të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Derisa Lëvizja Vetëvendosje nuk u përgjigj mbi mundësinë e një koalicioni parazgjedhor, në Partinë Demokratike të Kosovës i thanë televizionit se do të garojnë vetëm në zgjedhjet parlamentare të fillim vitit të ardhshëm.

    Edhe në LDK tashmë kanë bërë të ditur se për koalicione të mundshme do të flasin vetëm pas rezultatit të 9 shkurtit.

    Koalicioni parazgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën Socialdemokrate do të mbetet koalicioni i vetëm parazgjedhor, sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës.

    “Në gusht koalicionet duhet të jenë jo formale pra praktikisht duhet të jenë shkrirje e një partie në një tjetër, siç ka qenë rasti i zgjedhjeve 2021, kur partitë të cilat jo formalisht e kanë ruajtur identitetit është dashur të shkrihen brenda një partie tjetër”.

    Cakolli thotë se partitë e mëdha po synojnë ruajtjen e identitetit, shto këtu edhe polarizimin mes tyre.

    “Duke parë dinamikat në spektrin tonë politik, unë nuk besoj se zgjedhjet e 9 shkurtit do të na gjejnë me ndonjë koalicion të madh, me përjashtim të partive të vogla të cilat tradicionalisht të krahut të djathtë aspo të majtë bashkohen me partitë më të mëdha siç është rasti me LDK-në, që mbledhë parti të vogla. konservatore kristian demokrate. Tashme ka një lloj polarizimi politik dhe një tendencë të ruajtjes së identitetit të katër partive të mëdha politike”, tha Cakolli.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që një subjekt politik në zgjedhje të mund të shpenzojë dy milionë e 47 mijë euro. Zyrtarisht fushata zgjedhore nis më 11 janar./rtk

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Enver Haliti, deputet nga Lëvizja  Vetëvendosje (VV), ka deklaruar se rritja e pagave nuk ka qenë një premtim i qeverisë, por ka...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit në  fillim të mandatit ka thënë se ai nuk ka ardhur në pushtet me premtimet për rritje të pagave,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pamflete me mbishkrime kërcënuese janë shfaqur mbrëmë gjatë natës në veri të vendit, një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Një burrë është arrestuar në fshatin Kçiq të Mitrovicës pasi te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë me 30 copë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë Drejtor Ekzekutiv të Agjensionit të Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj i cili është...
    Lajme13 Shtator 2024
    Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, duket se e ka shijuar një të pasdite bashkë me kolegun e tij nga partia e Kuvendi,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në Huston të Teksasit, ka takuar kryetarin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës, pasi dikush e ka lënë një valixhe aty....
    Lajme13 Shtator 2024
    Në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, është raportuar se mbrëmjen e së mërkurës një person i dyshuar përmes kanosjes kishte grabitur nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.