×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Deri në fund të javës Serbia planifikon vaksinimin e 11 mijë personave

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Serbia planifikon që në ditët në vijim të vaksinojë kundër koronavirusit rreth 11 mijë persona. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë, Mirsad Gjerlek.

    Ai njoftoi se procesi i vaksinimit do të zhvillohet pas përgatitjes së një “zinxhiri të ftohtë” të ruajtjes dhe transportit të vaksinave nga Instituti “Torlak” në të gjitha qendrat klinike dhe spitalore në Serbi.

    “Shpresoj që sot dhe në katër ditët e ardhshme, rreth 11.000 njerëz, përfshirë 8.500 punonjës shëndetësorë dhe 2.500 njerëz në shtëpitë e pleqve do të marrin vaksinën”, i tha Gjerlek televizionit TV Prva.

    Sipas tij, siç raporton agjencia Beta, vaksinimi fillon sot (5 dhjetor) në 20 pika në Beograd si dhe qendrat klinike në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish dhe do të vazhdojë të premten, të shtunën dhe të dielën në shtëpitë e pleqve si dhe në të paktën dhjetë deri në 15 spitale të përgjithshme.

    “Nga java në javë, ne jemi duke shtuar ritmin e vaksinimit, në mënyrë që të mund të vaksinojmë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur dhe të arrijmë imunitetin kolektiv”, tha ai.

    Gjerlek shtoi se të paktën 1.4 milion njerëz duhet të vaksinohen për të stabilizuar epideminë e koronavirusit dhe midis dy dhe tre milionë “për t’u siguruar që të mposhtet COVID-19”.

    Më 4 janar, Serbia pranoi edhe një kontigjent të ri prej 19.500 vaksina të Pfizer/BioNtech, raportoi portali Nova.rs, transmeton rel.

    Ky është kontigjenti i dytë i vaksinave të Pfizerit, pas kontigjentit të parë prej 4,875 vaksinave kundër koronavirusit të këtij prodhuesi, që arritën në Serbi më 22 dhjetor.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, përcjell albinfo.ch. Vetëm me votimin e...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Gjatë protestës së sotme, Rithemelimi ka hedhur sërish molotov në derën e bashkisë së Tiranës. Pas hedhjes së molotëve, kanë ndërhyrë efektivët...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Dy persona janë gjetur pa shenja jete. Njëri në parkun e lagjes Taukbashqe dhe tjetri në banesën e tij në rrugën ''Dardania''...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Financave ka organizuar pritje për të rinjtë që kanë qenë përfitues nga skema e kuponëve nga Agjencia e Punësimit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit –...
    Lajme26 Prill 2024
    Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.