Një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima është dërguar në spital nga familjarët e tij.
“Pejë 16.03.2022 – 00:30. Nga Spitali i Pejës raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell nga familjarët e tij pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./FrontOnline