×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja Musliu-Shoshi pyet ministren Bajrami për paratë që dërguan bashkatdhetarët për situatën me COVID-19

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi gjatë seancë së Kuvendit të Kosovës pati një pyetje drejtë ministres së Financave, Hykmete Bajrami e që ka të bëjë me paratë e dërguara nga mërgimtarët për të ndihmuar Kosovën në situatën pandemike.

    “Jemi dëshmitarë se bashkatdhetarët tanë në diasporë janë më meritorët për luftën, pavarësinë dhe shtet ndërtimin tonë. Janë ata që ndajnë kafshatën e gojës për ne. Tani kur po luftojmë me armikun e përbashkët ata nuk u kursyen, ata me një video u kërkuan që të dërgojnë të holla. Duke marrë parasysh se ky fond menaxhohet nga Ministria e Financave sa para janë mbledhur dhe për çfarë aktivitete po shfrytëzohen këto mjete?”, tha Musliu-Shoshi.

    Ndërsa ministrja Bajrami tha se Thesari në kuadër të Ministrisë së Financave ka tashmë një llogari të hapur bankare për pranimin e fondeve në kuadër të pandemisë COVID-19, kryesisht në kuadër të granteve dhe donacioneve.

    “Nën llogari ae hapur është pjesë e sistemit të vetëm të thesarit dhe mbahet në Bankën Qendrore e është funksionale nga 722 mijë e 160 euro të mbledhura deri më tani prej të cilave 671 mijë e 479 euro kanë ardhur nga jashtë Kosova, kurse nga brenda 50 mijë e 670 euro në kuadër të mjeteve që vijnë nga Zvicra, Gjermania, Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, ShBA-të, Belgjika dhe Finlanda.150 mijë euro janë alokuar në MSH më herët, meqenëse donatori më herët ka kërkuar që këto fonde të dërgohen në MSH, kurse shuma tjetër prej 511 eurove janë dërguar në kuadër të komunë së Skenderajt, pasi donatori ka kërkuar. Mjetet tjera nuk ka shpenzime dhe janë fonde të cilat gjenden në llogari. Kemi evidenca edhe nga cilat shtete vijnë këto mjete dhe do të përdoren për menaxhimin e pandemisë dhe do t’i dedikohen Ministrisë së Shëndetësisë dhe të tjerave që mbulojnë nevojat e qytetarëve për menaxhimin e pandemisë”, tha Bajrami.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Javën që po hyjmë, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me ngrica, reshje bore e me intervale me diell. Sipas...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa Bujqësore, ”Krusha”, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë e cila së fundit refuzoi aplikimin e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Trusti Pensional i Kosovës ka njoftuar se përkohësisht janë jashtë funksionit uebfaqja dhe shërbimi online eTrusti. Kjo për shkak të një problemi...
    Të tjera
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti duket se ka lënë pas inatin me Xhenetën, pasi sot ai ia përgatiti mëngjesin dhe kafenë turke nga “Princ Caffe”. Me...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka nisur ditën duke bërë lutje. Këngëtari ndenji i shtrirë në dysheme derisa bëri lutjet. Menjëherë pas kësaj ai këndoi këngën...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec paraditën e sotme rreth orës 11:33. Tërmeti i rënë është ndjerë më së shumti...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, policia në Prizren ka arritur t’i ndalojë pesë persona dhë ka sekuestruar shtatë armë,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Xheneta është parë e përlotur për shkak të situatës së krijuar mes saj Gjestit dhe Edit. Derisa, situatën e komentuan edhe Leo,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.