×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së- Shpend Ahmetit për shtigjet e biçikletave: Intervenim shkel e shko, sa për sy e faqe

    FrontOnline
    02 Maj 2020

    Deputetja e VV-së Fitore Pacollli nëpërmjet një shkrimi në Facebook i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti sa i përket ndërtimit të shtigjeve për biçikleta.

    Pacoolli thotë se këto punime po bëhen shkel e shko dhe nuk duhen bërë duke ndërhyrë në trotuare.

    “Nëse kryetari i Prishtinës ka plan të ndërtoj shtigje për biçikleta nuk duhet t’i bëjë ato duke ndërhyrë në trotuare.
    Trendet e fundit të mobilitetit urban nëpër qytete evropiane tregojnë se krijimi i shtigjeve të biçikletave në rrugë ekzistuese kryesisht bëhet duke ndërhyrë në pjesë të rrugëve ku lëvizin makinat dhe jo në hapësirën ku lëvizin këmbësorët. Kështu edhe tek ne duhet të bëhet rikthimi i hapësirës për këmbësorë e krijimi i shtigjeve për çiklistë.” shkruan pacolli në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Sot gjatë ditës lexova disa reagime të qytetarëve në Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë për ndërhyrjet në disa rrugë dhe në gjerësinë e trotuareve në Komunën e Prishtinës.

    Nëse kryetari i Prishtinës ka plan të ndërtoj shtigje për biçikleta nuk duhet t’i bëjë ato duke ndërhyrë në trotuare.

    Trendet e fundit të mobilitetit urban nëpër qytete evropiane tregojnë se krijimi i shtigjeve të biçikletave në rrugë ekzistuese kryesisht bëhet duke ndërhyrë në pjesë të rrugëve ku lëvizin makinat dhe jo në hapësirën ku lëvizin këmbësorët. Kështu edhe tek ne duhet të bëhet rikthimi i hapësirës për këmbësorë e krijimi i shtigjeve për çiklistë.

    Por këtu në Prishtinë, Komuna paska vendosur të bëjë ndërtimin e shtigjeve të biçikletave duke ndërhyrë në hapësirën e trotuareve pa prekur rrugën ku qarkullojnë veturat.

    Kjo nuk është zgjidhje. Është intervenim shkel e shko.

    Është cënim i hapësirës së këmbësorëve në emër të çiklistëve e favorizim për shoferët me vetura.

    Është cënimin i hapësirës për lëvizje të sigurt të prindërve me karroca fëmijësh, fëmijëve, personave me nevoja të veçanta e të moshuarve e favorizim për shoferët me makina me lëndë djegëse.

    Prishtina ka nevojë për intervenime që bëjnë zgjidhje afatgjatë e jo këso intervenime sa për sy e faqe.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.