
Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili ka kërkuar lirimin e aktivistit të VV-së, Veron Hasani. Aktivisti i cili u arrestua pasi e thirri “hajn”, presidentin Hashim Thaçi, sipas Ismailit, protestoi sipas të drejtës që i takon me ligj dhe që i garantohet me Kushtetutë.
“E drejta e protestimit, në kuadër të konjukturave ligjore është e garantuar pavaresisht bindjeve politike dhe ideologjike. Çdo shpërputhje e kësaj të vërtete është e papranueshme, sidomos kur kjo vie mbi gjykimet dhe trajtimet selektive të institucioneve. Kërkoj lirimin e aktivistit politik Veron Hasani, si akt garantues i yni shtetëror për lirinë e protestës dhe fjalës së lirë!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”./Front Online