×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së për votimin e sotëm për në KiE: Ne si opozitë kemi punuar shumë për këtë, presim lajme pozitive

    Aulona Konjuhi
    16 Prill 2024

    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot është mbledhur ku pritët të votohet për raportin e deputetes Dora Bakojnais e cila ka rekomanduar që ky institucion të miratojë aplikimin e Kosovës në KiE.

    Debati do të zhvillohet ditën e sotme pasdite.

    Optimiste po shprehët se ky votim do të jetë pozitiv për Kosovën, kryetarja e Komisionit për Integrimeve Evropiane, njëherësh deputete e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

    Krasniqi deklaroi për Front Online se puna e opozitës në këtë proces pret të sjellë lajme të mira.

    Ajo thotë se partia në të cilën është ka qenë e kyçur lidhur me anëtarësimin në KiE.

    “Uroj shumë që sot do të kemi lajm pozitiv. Ne si opozitë kemi punuar shumë për këtë dhe vazhdojmë të punojmë. Ne si LDK kemi qenë të kyçur direkt në këtë proces dhe presim që sot të kalojë por e rëndësishme është të kalojmë edhe në maj procesin”, deklaroi Krasniqi.

    Ajo pret që shtetet anëtare të Kosovës do ta mbështesin vendin tonë në këtë rrugëtim të ri.

    Sipas Krasniqit, SHBA e BE kanë luajtur rolë të rëndësishëm në procesin e KiE.

    “Shtetet anëtare besoj që do e mbështesin Kosovën në KiE dhe është arritje e jashtëzakonshme e Kosovës në rrugë drejt integrimit. Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. SHBA e BE kishin një rol kyç për këtë proces, sidomos SHBA-ja”, shprehët Krasniqi për Front Online.

    Për raportin e Dora Bakojanis duhet të votojnë dy të tretat e deputetëve të pranishëm. Pritjet janë se ky raport do të votohet e rrjedhimit Asambleja Parlamentare do ta miratojë opinionin pozitiv.

    Vota e sotme nuk është detyruese por ajo gjithsesi hapë rrugët për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizatën më të vjetër në kontinent.

    Pas këtij votimi i mbetet Këshillit të Ministrave të shteteve anëtare të KiE që të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e KiE ,në favor të kësaj duhet të votojnë dy të tretat e ministrave nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, apo konkretisht 31 ministra./FrontOnline/

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.